Diplomati Nesho vlerëson si të drejtë mosdekretimin e Cakaj: Meta u tregua burrë shteti

Diplomati Nesho vlerëson si të drejtë mosdekretimin e Cakaj: Meta u tregua burrë shteti
Diplomati i njohur Agim Nesho ka vlerësuar si të drejtë mosdekretimin si minstër të Jashtëm të Gent Cakaj.

Sipas Neshos vendimi i Presidentit Meta ishte i argumentueshëm dhe se ndikon në të ardhmen e shqipërisë.

“Unë mendoj që ishte një vendim i drejtë. Meta u tregua si burrë shteti, për arsye sepse gjithmonë e më shumë po shikojmë pushtet personal të pakufizuar dhe të pakontrolluar të kryeministrit Rama.

Nga ana politike Meta veproi si një burrë shteti. Akti i mosdekretimit ishte tepër i justifikueshëm në argumentet që jepeshin.

Unë mendoj që ishte një akt politik që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Ka vënë në dukje që eksperienca është e pamjaftueshme. Mund të jetë djal i mirë, por është pa eksperiencë.

Unë mendoj që kjo kandidaturë nuk përbën fare me aspektin që Rama të marri flamurin e patriotizmit ndaj kombit shqitpar. Unë mendoj që ai do ta përdore në marrëveshjen e ardhshme të cilët e kanë për çështjen e kufijve, duke treguar që arritjet nga pala shqiptare janë më të avancuara.

Bushati ka shërbyer dhe nuk ka treguar individualitetin dhe staturën që në shumë raste si ministër i Jashtëm të ndalonte personalizimin e politikës nga Rama. Ai duhet të qëndrojë nëse tregon se ka disa vlera”, u shpreh Nesho në studion e oranews.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: