Dieta dimërore me kungull

Dieta dimërore me kungull
Kungulli, plot vitamina dhe minerale, ndërkaq ka kalori të ulëta. A ka dietë më të mirë pra nga ajo me kungull, duke pasur parasysh që tregu është përplot me kungull të mrekullueshëm ngjyrë të verdhë dhe të portokalltë?

Ky regjim dietik zgjat dy javë dhe në atë periudhë mund të dobësoheni gjashtë, madje edhe deri në tetë kilogramë. Kjo dietë ju mundëson të humbni në peshë, por edhe do ta pastroni organizmin e përtërini trupin. Kungujt janë gjithashtu burim i mirë i fibrave natyrore. Vetëm një gjysmë filxhan kungull ju jep 5 gramë fibra. Fibrat ndihmojnë në promovimin e tretjes të mirë dhe shëndetin gastrointestinal.

Përveç kësaj, përmban vitamina të tjera ushqyese dhe minerale. Kalium, magnez dhe vitaminë B5 janë gjetur të gjitha në tulin e kungullit.

Farat e kungullit janë mjaft organike dhe ushqyese për trupin. Ato janë një burim natyror i vitaminës E, hekur, magnez, kalium, zink dhe acide yndyrore esenciale.

Gjatë dietës secili vakt merret me kohë të saktë. Në dietë përfshihen zemrat, që përbëhen prej frutave, çaj ose kafe pa sheqer, ujë mineral.

Dita e parë:

Mëngjesi: Kungull me karota dhe lëng nga limoni, qull nga kungulli me drithëra shtesë, (oriz, elb)

Dreka: Supë me perime dhe kungull (speca, karota, qepë, një sasi të vogël patate, perime me gjethe të gjelbër dhe vaj bimor)

Darka: Kungull të pjekur në furrë.

Dita e dytë:

Mëngjesi: Sallatë nga kungulli, qull

Dreka: Pure kungulli, supë me perime

Darka: Pemë sipas dëshirës.

Dita e tretë:

Mëngjesi: Qull nga kungulli, sallatë me perime

Dreka: Supë me perime (pa patate)

Darka: Dy pjesë bukë të thekur dhe sallatë nga kungulli me ananas.

Dita e katërt:

Mëngjesi: Qull nga kungulli, sallatë me perime

Dreka: Supë me perime dhe spec të ëmbël

Darka: Ragu (kungull, perime dhe kërpudha)

Ditën e pestë përsëriteni menynë e ditës së parë. Kjo dietë nuk ka efekte të dëmshme anësore, por duhet pasur kujdes personat, që kanë ndonjë sëmundje të aparatit tretës.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: