Dieta 5 ditore

Dieta 5 ditore
Si të humbni 5 kg në 5 ditë

Kjo dietë është e qëndrueshme nëse ju nuk konsumoni pije alkoolike dhe ushqime tjera, dieta duhet të bëhet në mënyrë të saktë.

Me zbatimin e kësaj diete ju mund të ulni 5kg në vetëm 5 ditë.

Çdo mëngjes duhet të hani:1 portokall ose gjysmë qitro, ose një gotë limonadë pa sheqer (bërë nga gjysmë limoni), një filxhan çaj pa sheqer.

Dita 1

Dreka: 1 portokall, salcë kosi dhe një vezë të zier.

Darka: dy domate apo 200 gr domate të ziera, 2 vezë të ziera dhe një kastravec.

Dita 2

Dreka: një portokall, një vezë, salcë kosi

Darka: 125g mish i copëtuar i zier, një domate, një portokall,  një filxhan çaj pa sheqer.

Dita 3

Dreka: një portokall, një vezë e zier, salcë kosi, 2 tranguj, një filxhan çaj pa sheqer.

Darka: 125g mish i copëtuar i zier, 1 portokall, një filxhan çaj.

Dita 4

Dreka: 125g djathë lopë, një domate ose 200 gr domate e gatuar dhe një copë tost.

Darka: mish 125g i copëtuar i zier, dy domate, një mollë dhe një copë tost.

Dita 5

Dreka: 200g peshk ose mish i zier, një domate dhe një tost

Darka: një gjysmë kg  perime si bizele, patate ose karota, një vezë e zier dhe një domate.

Ju me siguri do të humbni  5 kg në 5 ditë, e gjitha çka ju duhet të bëni është që të jeni te durueshëm dhe të ndiqni udhëzimet e kësaj diete.