Dejvi Bregu flet si lider: Nuk kënaqemi me asgjë, përveç titullit

Dejvi Bregu flet si lider: Nuk kënaqemi me asgjë, përveç titullit
Rezultatet zhgënjyese gjatë dhjetorit kanë zbehur shanset e Skënderbeut për të mbrojtur titullin kampion. Kampionët në fuqi kanë zbritur në Durrës pas pushimeve, për të vijuar përgatitjet e dimrit, ende pa asnjë përforcim, por me optimizëm se kanë një ekip pretendent, e ardhmja e të cilit që do të varet gjithsesi nga vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, CAS, pas pezullimit 10- vjeçar nga UEFA.

Te Skënderbeu aktvizhen lojtarë si Radas, Vangjeli apo Muzaka, por vlonjati Dejvi Bregu, përforcim i verës së kaluar, po konsiderohet gjithnjë e më tepër lider i këtij ekipi. Megjithatë, vlonjati 23-vjeçar shprehet modest mbi rolin në ekip, duke mbetur i fokusuar tek titulli kampion.

“Nuk jemi të kënaqur me pjesëmarrjen në Europë.  Besoj se i gjithë klubi dëshiron ta fitojë trofeun e kampionit. Asgjë nuk është e pamundur. Kemi përpara edhe gjysmë sezoni, duhet të shohim përpara për të qenë aty ku na takon, në krye të Superiores”, – u shpreh Dejvi Bregu, nga qendra stërvitore në Durrës ku skuadra korçare ka nisur përgatitjet e janarit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: