Dëbora arrin mbi një metër dhe bllokon rrugët, ja situata në të gjitha akset problematike

Dëbora arrin mbi një metër dhe bllokon rrugët, ja situata në të gjitha akset problematike
Situata e rrugëve paraqitet e rënduar nga Jugu në Veri të vendit, si pasojë e reshjeve të dëborës që kanë rënë prej dy ditësh dhe vijojnë ende në një pjesë të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar tha se po punohet me borëpastruese dhe fadroma për të mos lejuar bllokimin e rrugëve kryesore kombëtare dhe rajonale, por në një pjesë të madhe të tyre aktualisht mund të kalohet vetëm me zinxhirë.

Ja situata në gjithë vendin, sipas njoftimit të ARSH-së:

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, por qarkullimi kryhet me zinxhir në akset e mëposhtëm:

– Në rrugët e Dardhës, Voskopojës, Dogana Gorricë etj.

– Volare-Erind-Çajup

Pa zinxhir qarkullohet ne akset e tjera te këtij rajoni si:

– Dukat-Llogara, Muzinë-Syri i Kaltër.

-Tepelenë-Dorez-Qafë Dushk-Sevaster-Kalivaç.

– Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë.

– Segmenti fundor i rrugës Berat-Gllavë

Aksi kryesor Qafë Thanë – Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir.

– Në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.

Në Rajonin Verior Shkodër: Gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë. Trashësia mesatarisht 50 cm. Akset janë pastruar dhe kriposur. Për shkak të vazhdimit të reshjeve dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen me zinxhir.

Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet rrugore të mëposhtme:

Të gjitha akset e mëposhtëm rekomandohen të qarkullohen me zinxhir.

-Rruga Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm

– Qafë Mali-Fierzë

– Qafë Lac -Koman

-Ura Matit-Rrëshen, Shpal-Ura e Repsit

– Ura Kukës-Krumë dhe Plepa – Kam

– Akset rrugore të Peshkopisë trashësia e dëborës rreth 60 cm

– Bajram Curri – Tropojë – Bucaj trashësia e dëborës rreth 70 cm

– Në akset Peshkopi – Qafë Draje, Peshkopi-Ushtelence, Trebisht-Doganë

– Ura Cerenecit-Steblevë dhe Trebisht-Doganë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Gjatë natës temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje bore. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjitha akset e mëposhtme qarkullohen me zinxhir.

– Akset Dajtit

– Kruje – Sarisalltik

– Lunik – Stebleve

Ne akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir.

Në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore. /a.a/ Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: