CNN: Bëni gati valixhet, Kanadaja ka planifikuar të mirëpresë mbi 1 milion emigrantë

CNN: Bëni gati valixhet, Kanadaja ka planifikuar të mirëpresë mbi 1 milion emigrantë
Kanadaja ka planifikuar të tërheqë më shumë se një milion emigrantë, duke i bërë banorë të përhershëm të vendit në Amerikën e Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga CNN që citon burime nga parlamenti i vendit.

“Tani është koha më e mirë për të bërë gati plaçkat”, shkruan media e madhe amerikane.

Shifra përbën afro 1% të popullsisë së vendit.

Gjatë vitit 2017 në këtë vend u sistemuan 286 mijë emigrantë, ndërsa shifra për vitin 2019 parashikohet të arrijë në 350 mijë.

Numri i banorëve të përhershëm në këtë vend pritet të rritet me 360 mijë në vitin 2010 dhe me 370 mijë të tjerë në 2021.

Ministri i Emigracionit të Kanadasë, Ahmed Hussen, që ka mbërritur në këtë vend si emigrant nga Somalia, tha se “falë të ardhurve që ne kemi mirëpritur në vite përgjatë historisë sonë, Kanada është zhvilluar më e fortë dhe më e gjallë siç e gëzojmë sot”.

Kanadaja dallohet si një vend që jo vetëm i mirëpret, por edhe ofron mbrojtje të madhe me politika sociale ndaj të huajve që zgjedhin të jetojnë përherë në këtë vend. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: