Ç’NA TREGON 2017-ta PËR 2019-ën? - KOMENT NGA EDUARD ZALOSHNJA

Ç’NA TREGON 2017-ta PËR 2019-ën? - KOMENT NGA EDUARD ZALOSHNJA
Nga Eduard Zaloshnja

Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

Vëmendja e publikut shqiptar ndoshta tani është ende e papërqendruar tek viti politik 2019, pas ngjarjeve jo të zakonshme të 2018-ës. Por kryetarët e bashkive dhe kandidatët që ëndërrojnë t’u zënë vendin atyre ndoshta kanë filluar që tani të mendojnë e të planifikojnë se ç’do bëjnë për t’u zgjedhur kryebashkiakë pas 5 muajsh.

Dhe rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës shërbejnë si një bazë e mirë për të filluar analizën e gjasave të fituesve në zgjedhjet bashkiake të 2019-ës.

Për shembull, në zgjedhjet bashkiake të 2015-ës, kandidatët e mazhorancës fituan pothuaj në të gjitha bashkitë ku ajo kishte patur epërsi në zgjedhjet parlamentare paraardhëse. Përjashtim bënë vetëm Pogradeci, Lezha, Mallakastra e Përmeti. Në tre të parat, kandidatët e propozuar nga LSI-ja nuk u mbështetën sa duhet nga degët lokale të PS-së, ndërsa kandidati socialist i Përmetit dukej se nuk kishte marrdhënie të mira me socialistët përmetarë.

Në zgjedhjet bashkiake të radhës (pas 5 muajsh), Partia Socialiste duket se nuk do të ketë më një koalicion të madh si më 2015-ën, por sidoqoftë mund të synojë që, përveç votave të socialistëve, të marrë edhe votat e qytetarëve që përkrahën deputetët Tom Doshi, Reme Lala, Aqif Rakipi e Bujar Muça, të cilët kishin deklaruar para zgjedhjeve se do ta përkrahnin kryeministrin Rama.

Nga ana tjetër, duket se PD-ja, LSI-ja e parti të tjera opozitare do të përkrahin kandidatë të përbashkët opozitarë, në mënyrë që ta zbusin sa më shumë epërsinë numerike, me të cilën duket se do ta fillojnë garën kandidatët e PS-së.

Duke presupozuar se kështu do të jetë konfigurimi i betejës elektorale pas 5 muajsh, rezultatet e 2017-ës na tregojnë se kandidatët e PS-së, në të paktën 35 bashki, do ta fillojnë garën me epërsi paraprake ndaj atyre të koalicionit të mundshëm PD-LSI-etj. Në këto 35 bashki, PS-ja dhe deputetët që e përkrahën atë kanë marrë më shumë se 50% të votave, duke e arritur maksimumin në bashkinë e Librazhdit me 73% (shihni Tabelën 1).

Në 7 bashki të tjera, PS-ja dhe deputetët që e përkrahin atë iu afruan 50-përqindëshit (ishin në intervalin 47.77% - 49.79%). Si rrjedhim, në këto bashki mund të presim një garë tejet të fortë (shihni Tabelën 2).

Ndërsa në 19 bashki, PS-ja dhe deputetët që e përkrahën atë morën më pak se 46% të votave (shihni Tabelën 3).

Në qoftë se partitë opozitare do t’i bashkojnë forcat (pa hile ndaj njëra-tjetrës), kandidatët e tyre kanë shanse të mira të fitojnë në ato 19 bashki.

Ndalohet rreptësisht ripublikimi i këtij shkrimi pa një leje të shkruar nga redaksia e Albanian Free Press

Shënim: Qëndrimet e shprehura në shkrimet e rubrikës Opinion, nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht një vijë editoriale të Albanian Free Press

 

Tabela 1. Përqindja e votave të PS-së në bashkitë ku mori mbi 50% në 2017-ën

 

RenditjaBashkia%  Vota
1Librazhd*73,18%
2Pukë*69,12%
3Peqin*66,42%
4Poliçan66,26%
5Fushë-Arrëz*65,44%
6Divjakë64,31%
7Selenicë64,29%
8Vlorë64,23%
9Belsh*63,18%
10Tepelenë62,43%
11Gramsh*61,59%
12Elbasan*61,29%
13Himarë60,91%
14Roskovec60,32%
15Memaliaj60,12%
16Dibër*60,04%
17Lushnjë59,37%
18Prrenjas*57,88%
19Patos57,32%
20Ura Vajgurore56,94%
21Sarandë56,21%
22Malësi e Madhe*56,04%
23Shijak55,48%
24Kuçovë54,99%
25Maliq54,85%
26Pogradec54,85%
27Berat54,74%
28Fier54,62%
29Konispol53,65%
30Këlcyrë53,25%
31Libohovë52,16%
32Korçë52,10%
33Përmet51,75%
34Tiranë51,42%
35Krujë50,83%

 *Në bashkitë e qarqeve Shkodër, Elbasan e Dibër, votave të PS-së i janë shtuar votat që morën deputetët Tom Doshi, Reme Lala, Aqif Rakipi e Bujar Muça, të cilët kishin deklaruar para zgjedhjeve se do ta përkrahnin kryeministrin Rama.

 

Tabela 2. Përqindja e votave të PS-së në bashkitë ku iu afrua 50-përqindëshit në 2017-ën

 

RenditjaBashkia%  Vota
1Kolonjë49,79%
2Kukës49,72%
3Mat*49,67%
4Mallakastër49,23%
5Durrës48,41%
6Gjirokastër47,85%
7Cërrik*47,77%

*Në bashkitë e qarqeve Shkodër, Elbasan e Dibër, votave të PS-së i janë shtuar votat që morën deputetët Tom Doshi, Reme Lala, Aqif Rakipi e Bujar Muça, të cilët kishin deklaruar para zgjedhjeve se do ta përkrahnin kryeministrin Rama.

 

Tabela 3. Përqindja e votave në të PS-së në bashkitë ku ishte poshtë 46-përqindëshit në 2017-ën

 

RenditjaBashkia%  Vota
1Delvinë45,94%
2Mirditë45,75%
3Klos*44.86%
4Finiq44,56%
5Vau-Dejës*44,15%
6Shkodër*42,85%
7Rrogozhinë42,82%
8Kavajë42,66%
9Has41,87%
10Lezhë41,23%
11Bulqizë*40,21%
12Kurbin39,57%
13Skrapar37,59%
14Pustec37,03%
15Kamëz35,07%
16Devoll33,23%
17Vorë33,16%
18Tropojë32,06%
19Dropull27,08%

*Në bashkitë e qarqeve Shkodër, Elbasan e Dibër, votave të PS-së i janë shtuar votat që morën deputetët Tom Doshi, Reme Lala, Aqif Rakipi e Bujar Muça, të cilët kishin deklaruar para zgjedhjeve se do ta përkrahnin kryeministrin Rama

Shpërndajeni me miqtë tuaj: