Çmimi/ Mohamed Salah, Lojtari Afrikan i Vitit 2018

Çmimi/ Mohamed Salah, Lojtari Afrikan i Vitit 2018
Ylli egjiptian i Liverpool, Mohamed Salah kurorëzohet me çmimin e Lojtarit Afrikan të Vitit 2018. Ai e fitoi këtë çmim pas një viti  të shkëlqyer që kaloi me të Kuqtë në Premier League, duke i ndihmuar ata të arrijnë deri në finale të Champions, sikurse ka ndikuar edhe për ta ngjitur ekipin e tij në krye të kampionatit anglez, pas pjesës së parë të këtij sezoni.

Salah shënoi 32 gola sezonin e kaluar në Premier League dhe plot 44 në të gjitha kompeticionet.

Ai fitoi garën me shokun e skuadrës Sadio Mane dhe yllin e Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang. Gjithashtu Salah ndihmoi Egjiptin të kualifikohen në Botërorin “Rusi 2018”.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: