Chelsea bën "goditjen" e parë në merkato, 63 mln euro për sulmuesin e Dortmund

Chelsea bën "goditjen" e parë në merkato, 63 mln euro për sulmuesin e Dortmund
Anglezët e Chelsea kanë firmosur me sulmuesin e Dortmund Christian Pulisic.

Blutë e Londrës paguan 63 milionë euro por futbollisti nuk do të transferohet menjëherë në Premier League.

Ai do të vazhdojë të qëndrojë në skuadrën gjermane deri në përfundim të sezonit.

Mediat raportojnë se ai kishte refuzuar të rinovonte kontratën me Borussian pasi synonte të luante në Premier League. Tashmë 20-vjeçar, Pulisic ka luajtur për Borussian që në ekipet e moshave.

Pulisic luajti me ekipin e parë të Borussia në Janar 2016. Ai është një lojtar që njeh portën por shërben edhe për skuadrën me pasimet e tij.

Blerja e Pulisic nga Chelsea duket më shumë si çështje biznesi, por ndoshta edhe investimi për sezonin e ardhshëm pasi trajneri Sarri kishte deklaruar më herët se skuadra e tij nuk kishte nevojë për sulmues.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: