“Çakaj”/ Rama takim me ambasadorët, u ankohet për Metën

“Çakaj”/ Rama takim me ambasadorët, u ankohet për Metën
Kryeministri Edi Rama u ankua tek trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri, në një takim me ta, për mosdekretimin e ministrit të ri të Jashtëm, Gent Cakaj nga Presidenti i vendit Ilir Meta.

“Takimin po e bëjmë jo si gjithmonë, por tani sepse fundi i vitit të kaluar ishte shumë intensiv. Ju sot erdhët këtu gjetët një qeveri të re por një Shqipëri të njëjtë, dhe me avazin e Presidentit të Republikës se ai nuk pranoi të dekretoi një ministër të jashtëm, por unë nuk e parashikoja dot këtë fakt.

Nuk e kam zgjedhur Gent Cakën as si kosovar dhe as si i ri. Ai nuk ka predikuar ndryshime kufijsh në Ballkan. Dua ta bëj të qartë se Shqipëria e mbështet dialogun dhe inkurajon marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, e cila të garantohet nga SHBA dhe BE. Të tjerat janë fukarallëk mendjesh dhe maskarallëk. Nuk di si mund tua përkthej këtë fjalën maskarallëk”, deklaroi mes të tjerave Kryeministri Rama. /l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: