Brazil/ Ronaldinho nderohet me gjurmët në “Maracana”

Brazil/ Ronaldinho nderohet me gjurmët në “Maracana”
Ronaldinho i bashkohet emrave legjendarë të Brazilit, si Pele, Garrincha e Zico, me gjurmët që iu vendosën në korridorin e famshëm të stadiumit “Maracana”.

Kampion Bote në vitin 2002 me Brazilin dhe fitues i Champions me Barcelonën në vitin 2006, nderimi Ronaldinjos iu bë të martën në stadiumin legjendar të Rios.

Gjurmët me emrin e 38-vjeçarit u vendosën në hollin e stadiumit.

Më tej, tifozët dhe ekipet që do të luajnë në Maracana do të kenë mundësinë të kutojnë emrin e Ronaldinho, sikurse të Pele, Garrincha, Zico e brazilianëve të tjerë të mëdhenj që bënë histori.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: