Bllokohet nga bora autobusi me pasagjerë në Pukë, një tjetër rrëzohet në Zogaj

Bllokohet nga bora autobusi me pasagjerë në Pukë, një tjetër rrëzohet në Zogaj
Një autobus me pasagjerë është bllokuar nga dëbora në Pukë.

Autobusi është i linjës Durrës-Fushë-Arrëz.

Mësohet se në mjetin e bllokuar ka të moshuar, gra e fëmijë, njëri prej tyre pa mbushur një vjeç.

Njëe tjetër autobus ka dalë nga rruga si pasojë e borës dhe ngricave dhe ka mbetur në skarpatin anësore.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Shkodër-Shirokë-Zogaj, në afërsi të fshatit Zogaj.

Pasagjerët e autobusit janë përfshirë nga paniku, por mësohet se nuk ka të dëmtuar. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: