Bllokimi i universiteteve, ministri Lleshaj: Drejtuesit të garantojnë vijueshmërinë e mësimit

Bllokimi i universiteteve, ministri Lleshaj: Drejtuesit të garantojnë vijueshmërinë e mësimit
Ministri i Brendhshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar nga drejtuesit e universiteteve që të garantojnë vijueshmërinë e mësimit dhe të lirohen ambientet universitare.

LLeshaj tha se kishin qenë drejtuesit e Universiteve që kishin kërkuar ndërhyrjen e policisë.

"Ne kemi pasur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve. Mbrëmë ka pasur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë për të liruar mjediset që janë zënë me barrikada të improvizuara nga një grup i vogël personash. Veprimet janë bërë nga policia private, dhe policia e ka mbështetur nga larg. Garancia që u jepet dhe paprekshmëria universitare do të thotë paprekshmëri nga çdo formë e dhunës.  Është detyrë e drejtuesve të universiteteve që ato të mbeten zona të lira për këdo. Gjej rastin të ftoj drejtuesit e universiteve që janë prekur nga këto fenomene të bëjnë kujdes të ruajnë universitetet nga cdo formë dhunimi në mënyrë që të garantojnë vijueshmërinë e pandërprerë të programit mësimor.

Dua tu them atyre personave që kanë vendosur këtë formë proteste, i mirëkuptoj thirrjet entuziaste: Universiteti është i ynë! Se universiteti është i tyre por edhe i yni dhe duhet që të kujdesemi që ti lëmë universitetet zona të lira akademike e debati" deklaroi ministri i Brendshëm.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: