BILANC TRAGJIK/ Shpërthimi në Paris nga rrjedhja e gazit, katër të vdekur dhe 30 të plagosur

BILANC TRAGJIK/ Shpërthimi në Paris nga rrjedhja e gazit, katër të vdekur dhe 30 të plagosur
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi mëngjesin e sotëm në një pallat në qendër të Parisit.

Autoritetet franceze kanë zbardhur bilancin tragjik të incidentit të rëndë në një furrë buke të vendosur në katin e parë të pallatit të rrënuar në rrugën de Trévise.

Dy nga viktimat ishin efektivë zjarrfikës që shkuan për të ndihmuar fatkeqët.

Pesë nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën, duke përfshirë edhe dy zjarrfikës të tjerë.

Shpërthimi i pasuar nga flakët e zjarrit dyshohet se është shkaktuar nga një rrjedhje zjarri.

Shërbimet e urgjencës kanë marrë të plagosurit dhe i kanë transportuar drejt spitaleve të zonës, ndërsa për orë të tëra zona u evakuua nga autoritetet.

Shpërthimi ndodhi nën një nga zonat më të populluara, pranë qendrës së kryeqytetit francez. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: