Berisha: Rama i sëmurë psikik, ministri Cakaj i sjell nga Batoni përfaqëson Beogradin

Berisha: Rama i sëmurë psikik, ministri Cakaj i sjell nga Batoni përfaqëson Beogradin
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për zëvendësimet në qeveri si dhe sulmoi kryeministrin Edi Rama duke e konsideruar si të sëmur psikik.

I ftuar në Ora Neës, ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar shoën e radhës së kryeministrit i cili shfaqet sërish lakuriq pra shqiptarëve. Për ish-kreun e qeverisë, Rama është një i sëmurë psiqik.

Ndërsa shtoi se sot halli më i madh i Edi Ramës janë sarajet e Surrelit, pasi ai nuk di ku t’i fshehë paratë.

“Ai është një i sëmurë psikik që nuk përmbahet dot. E ka kapur një problem i madh, që janë sarajet e Surrelit. Tani nuk di ku të shkojë,  pasi tha se unë kam bërë para në emigracion. Ndërkohë madem Basha thotë se janë paratë e ‘Kurbanit’ aty. Tani që sarajet po peshojnë rëndë në qafën e tij ky nuk di ku të futet. Sot del që ‘ABI Bank’ i coka paratë në offshore. Do dalin të dhëna që tregojnë se këta janë  përfshirë në afera të tmerrshme”, deklaroi Berisha.

Gjithashtu demokrati, ka komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar ku sipas tij emrat e ardhur nga Rama, janë të gjithë shërbëtorë të tij dhe persona të cilët kanë dështuar në detyrat e mëparshme.

Gjithashtu ai komentoi edhe emrin e Gentian Cakajt, i propozuar nga Rama si Mministër i ri i Jashtëm.

Për Berishën, Cakaj i shërben Beogradit.

“Ky ka sjellë në qeveri një zonjë e cila nuk ka rimbursuar  farmacitë, ka sjellë  zonjën ‘Roformato’. A e dini se Riformato ende nuk ekziston në sistemin TIMS. Kush e nxori atë, sepse ai nga Rinasi iku.

Një njeri që e sjell Baton Haxhia që është kryeartat i Beogradit në Kosovë. Ky njeri vihet pasi është në shërbim të Beogradit, dhe përfaqëson më shumë se këdo tjetër Beogradin dhe Batonin që është shef i Beogradit në Prishtinë”, u shpreh Berisha.

Demorkrati gjithashtu foli edhe për kreun e opozitës Lulzim Bashën, duke thënë se sipas Berishës Ramën e ka kapur paniku nga Basha.

“Ramën e ka zënë frika nga Lulzim Basha. Ai thotë se me Bashën ndihet komod, por në të vërtetë atë e ka kapur tmerri nga Lulzim Basha”, deklaroi Berisha.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: