BE-ja, thirrje prokurorëve: Keni një shans për të luftuar korrupsionin me krijimin e SPAK

BE-ja, thirrje prokurorëve: Keni një shans për të luftuar korrupsionin me krijimin e SPAK
Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë u bën thirrje prokurorëve të aftë që të aplikojnë për të qenë pjesë e SPAK pasi ky është një shans për të dhënë kontribut në luftën kundër korrupsionit.

“Prokurorët kanë një shans për të dhënë një kontribut vendimtar në luftën kundër korrupsionit të organizuar nga SPAK. Ne inkurajojmë fuqimisht që prokurorët kompetentë dhe të përkushtuar të aplikojnë para datës 7 shkurt 2019. Reforma në Drejtësi ka hyrë në një fazë të avancuar në vend pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, shkruhet në një mesazh në rrjetin social të Zyrës se BE-së në Tiranë. /l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: