BAYERN/ Biftek 1200 euro dhe fjalë banale, gjobë pas “çmendurisë” së Ribery

BAYERN/ Biftek 1200 euro dhe fjalë banale, gjobë pas “çmendurisë” së Ribery
Bayern Munchen pritet të vendosë “një gjobë të rëndë” ndaj Franck Ribery për shpërthimin e tij të çoroditur në mediat sociale, tha drejtori sportiv i klubit Hasan Salihamidzic.

Francezi pas disa postimeve në rrjetet sociale, kur kishte vizituar “Nusr-Et”, për festat e fundvitit, reklamoi se i është shërbyer një biftek 24-karatësh, me vlerën e 1200 euro nga Nusret Gokçe, ose siç e njohin të gjithë, “Salt Bae”.

Por i ndeshur me kritika, Ribery nuk është përmbajtur përmes reagimeve të pahijshme.

“Të fillojmë me xhelozët, urrejtësit, ata që lindin vetëm për shkak të një vrime në prezervativ: Ua q***** nënat, gjyshet dhe po ashtu edhe trungun familjar. Nuk u kam borxh asgjë”, ka thënë Ribery.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: