BATUTAT/ Rama i përgjigjet Metës dhe Kryemadhit: Pengmarrësi i Kushtetutës, çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave

BATUTAT/ Rama i përgjigjet Metës dhe Kryemadhit: Pengmarrësi i Kushtetutës, çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka lëshuar batutën e radhës.

Por këtë herë, duket se ka dashur që “me një gur të vrasë dy zogj”, duke i kthyer “kusurin” si batutës së mëngjesit të Presidentit Ilir Meta, ashtu edhe thirrjeve për protesta të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave. Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”, shkruan Rama.

Postimi i Ramës vjen në kulmin e debatit të acaruar me Presidentin e Republikës për mosdekretimin e kandidatit për ministër të Jashtëm, Gent Cakaj. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: