Basha përshëndet vendimin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Basha përshëndet vendimin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka përshëndetur votimin e Kuvendit të Maqedonisë, pro ndryshimit të emrit duke u quajtur nga sot Maqedonia e Veriut.

Me anë të një postimi në rrjetin social, Basha shkruan: “Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore.

Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike”. /l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: