Basha përsërit kërkesën në Kuvend: Ose qeveri kalimtare, ose këtë sallë e pastron populli

Basha përsërit kërkesën në Kuvend: Ose qeveri kalimtare, ose këtë sallë e pastron populli
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar sot në seancën plenare në Kuvend se mazhoranca ka rënë pas publikimit të fakteve për blerjen e votave nga grupet kriminale.

“Kemi deputetë që s’kanë marrë asnjëherë fjalën se s’kanë asgjë për të thënë, sepse arsyeja e vetme pse janë këtu është marrëdhënia e tyre me Avdylët, me Keçët e me Shullazët, me Dajtët e me bandën e Lushnjes, me bandën e Vlorës, me Bajrët e Shkodrës. Ndaj, hipokrizia merr fund!”, tha Basha.

Ai kërkoi ndërprerjen e çdo debati tjetër dhe përqëndrimin e vëmendjes në mënyrën e zgjidhjes së krizës:

“Sot nuk kemi temë më të rëndësishme për të diskutuar se sa mënyrën si do të zgjidhet kjo krizë: ose përmes propozimit të opozitës, përmes një qeverie kalimtare - dhe jo një qeverie kukullash enigmatike për të justifikuar largimin e atyre që duhet të jenë në burg, sipas përgjimeve që janë bërë publike - ose këtë sallë mund dhe duhet ta pastrojë, ai, të cilit i takon kjo sallë, populli shqiptar!”  /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google