Basha: Çertifikimi brenda 24orësh i Cakës zbulon si Rama e ka përdorur DSIK

Basha: Çertifikimi brenda 24orësh i Cakës zbulon si Rama e ka përdorur DSIK
Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se çertifikimi brenda 24orësh i ministrit të Jashtëm ende të pa dekretuar Gent Cakës zbulon si Rama e ka përdorur DSIK-në për të kontrolluar politikisht vetingun në drejtësi.

Në studion e Opinion Basha u shpreh se ky veprim është bërë me urdhër të Ramës duke ndikur tek Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar i cili është një institucion që jep informacione dhe tek prokurorët duke ndikuar kështu edhe tek vettingu sipas kryedemokratit.

“Para disa javësh shtypi britanik ka ngritur këtë shqetësimin për ruajtjen e sekretit nga Shqipëria. Sa qëndron apo jo, s’e di. Por të jesh vend anëtar i NATO-s nuk ka vetëm privilegje dhe të drejta, të drejtën që po të të sulmojë dikush, të gjitha vendet do të çohen të të mbrojnë ty, ka edhe detyrime. Dhe detyrimi më absolut, në veçanti në këtë epokë, kur fuqi tashmë qartësisht të rreshtuara kundër interesave të NATO-s, fuqi të cilat kanë dizenja, plane, në veçanti sa i përket krahut jugor të NATO-s, nga Turqia deri në Ballkan, për të dobësuar projektimin strategjik të NATO-s në këtë krah, kanë ndërmarrë operacione kibernetike dhe spiunazhi, për të zbuluar informacion sekret të NATO-s. Dhe pikërisht në këtë kohë, një nga hallkat, natyrisht jo më të forta të Aleancës, një vend i cili është përfolur për problematikë në mbrojtjen e sekretit shtetëror, propozon për ministër të jashtëm, ministri më kryesor i NATO-s, sepse të mos harrojmë, NATO është një aleancë politico-ushtarake, jo ushtarako-politike, një person i cili ka neglizhuar për të paktën 6-7 muaj çertifikatën e sigurisë. Ka qenë ky person këto kohë më informacion të klasifikuar? Këto janë pyetje që duhet të jenë subjekt i një inspektimi zyrtar, shtetëror, nga institucionet përkatëse. Po ju them një gjë fare qartë: Këtu kemi të bëjmë me një shkelje flagrante të ligjit, si dhe të sigurisë kombëtare dhe të sigurisë së NATO-s.

…Vijmë tek çertifikimi brenda 24 orësh nga DSiK-ja. Ajo që më shqetëson këtu mua nuk është thjesht çertfikimi brenda 24 orësh që është thjesht i pabesueshëm. Kjo është bërë me urdhër politik dhe këtu vjen problemi i dytë. Urdhri politik është dhënë nga njeriu i cili e ka propozuar. Është përgjegjësi e DSiK-së që zoti Caka për 7 muaj ka vepruar pa çertifikatë sigurie. Vijmë tek momenti tjetër. Kjo DSiK, që merrka urdhra të tillë politikë, e dini ju që DSiK është ajo që vendos dhe çon informacione për prokurorët në procesin e vetingut. Kjo zbulon atë për të cilën opozita, PD, ka ngritur alarmin prej kohësh,që vetë procesi i vetingut është një process i kontrolluar politikisht nga Edi Rama. Dhe na u desh mënyra se si është vepruar me rastin e zotit Caka, për t’i treguar publikut, për t’i treguar qytetarëve, shpresoj edhe partnerëve ndërkombëtarë, që këtu kemi futje direkt të duarve nga kreu i ekzekutivit, në një process kritik, siç është reforma në drejtësi dhe vetingu në gjykata” tha Basha.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: