Barelonës i duhet një sulmues, sytë e Valverdes nga Vidal

Barelonës i duhet një sulmues, sytë e Valverdes nga Vidal
Ndërkohë që Barcelona ka nevojë për një lojtar zëvendësues në repartin ofensiv teksa duket se janë shtuar kiliani Arturo Vidal do të duhet të ambjentohet.

Megjithëse Luis Suarez mbetet titullari i padiskutueshëm, por ekziston nevoja për një zëvendësues gjatë muajve të fundit të sezonit.

Nuk do të ishte hera e parë që Vidal luan në atë pozicion pasi e ka bërë te Kili kur ka pasur emergjenca në sulm duke shënuar 25 gola në 105 ndeshje.

Kështu Ernesto Valverde po konsideron ta përdorë blerjen e verës në një rol më të avancuar.

“Është e mundur,” shprehet ai kur pyetet nëse mesfushori mund të luajë përpara në konferencën e shtypit të mërkurën.

“Nuk e mohoj që më ka shkuar në mendje. Ai ka impulsin dhe gjithmonë mbërrin në zonë. Është një opsion, të shohim.”

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: