BARCELONA/ Goditja e së ardhmes, vjen 20-vjeçari i Kombëtares franceze 

BARCELONA/ Goditja e së ardhmes, vjen 20-vjeçari i Kombëtares franceze 
Barcelona ka zyrtarizuar një ditë pas Real Madrid blerjen e qendërmbrojtësit 19-vjeçarit Jean-Clair Todibo nga Toulouse.

“Blaugranat” kanë sqaruar nëpërmjet një komunikate se “lojtarit i përfundon kontrata me Toulouse më 30 qershor dhe do të vijë te Barça me parametër zero.”

Todibo dallohet kryesisht për formimin e tij fizik dhe është i gjatë 1 metër e 89 centimetra.

Tobido është pjesë e përfaqësueses U-20 të Francës.

Kjo blerje vjen një ditë pasi rivali historik i Real Madrid zyrtarizoi  blerjen për 25 milionë euro të Brahim Diaz, 19-vjeç,edhe pse ai kishte luajtur vetëm 49 minuta me Manchester City në Premier League.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: