
Receta e balsamit të mëposhtëm do t’ju ndihmojë shumë për të pasur buzë të buta dhe të hidratuara, edhe në dimër, stinën që po afron, kur buzët rrezikojnë të acarohen dhe lëkura të thahet.
Përbërësit
1 lugë gjelle vaj bajameje
1 lugë gjelle mjaltë
pak pluhur kanelle
gjysmë avokado
Përgatitja
Në një pjatë, shtypni avokadon derisa të marrë formë kremoze, pastaj shtoni pluhurin e kanellës, vajin e bajames dhe mjaltin duke i përzierë mirë së bashku. Në vazhdim, aplikojeni në buzë duke e lënë të veprojë rreth 15 minuta. Në fund shpëlajini buzët me ujë të ftohtë.