“Babalja” si "Gruevski" merr arratinë nga Prishtina për azil në Hungari

“Babalja” si "Gruevski" merr arratinë nga Prishtina për azil në Hungari
Albert Veliu, i njohur si “Babalja”, është arratisur nga Kosova  dhe vendosur në Hungari ku ka kërkuar azil politik, sikurse edhe ish-kryeministri i Maqedonisë, Gruevski.

Personazhi i video-përgjimit të pretenduar të Agron Xhafajt, po hetohet në Shqipëri për akuzën e kallëzimit të rremë.

Pas kësaj lëvizjeje, Prokuroria e Tiranës i është drejtuar me letër-porosi shtetit hungarez për të kërkuar ekstradimin e tij në Shqipëri.

Pak muaj më parë Prokuroria për Krimet e Rënda shpalli moskompetencën e gjykimit të dosjes “Babalja” duke e kaluar çështjen Prokurorisë së Tiranës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbajtur vetëm fashikujt ku flitet për dyshimet mbi veprën penale të trafikut të narkotikëve. /l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: