Automjetet e bllokuara në Rrugën e Kombit, Edi Paloka: Askush në ndihmë të qytetarëve (VIDEO)

Automjetet e bllokuara në Rrugën e Kombit, Edi Paloka: Askush në ndihmë të qytetarëve (VIDEO)
Dëbora e shtuar në orët e natës, ka sjellë bllokim të qarkullimit edhe në Rrugën e Kombit.

Një video e postuar në rrjetet sociale nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, sjell pamjet e automjeteve që kanë ngecur ose lëvizin me shumë vështirësi.

“Askush në ndihmë të qytetarëve të bllokuar”, shkruan deputeti i opozitës.

Mirëmbajtja e Rrugës së Kombit është në ngarkim të koncesionarit privat, i cili vjel taksën prej të paktën 5 eurosh për çdo automjet që kalon në këtë rrugë. /a.a/ Albanian Free Press Online/