Arrestohet bosi shqiptar i grabitësve, “kallëzoi” edhe shokët

Arrestohet bosi shqiptar i grabitësve, “kallëzoi” edhe shokët
Një 27-vjeçar shqiptar, i konsideruar edhe bosi  i një grupi hajdutësh, u arrestua nga policia italiane në Modena.

Mediat italiane shkruajnë se grupi ushtronte veprimtarinë kriminale në Modena dhe Firence, ndërsa i arrestuari jetonte në një apartament në Sorbara, në pronësi të një italiani.

Identifikimi i 27-vjeçarit erdhi nga zbulimi i gjurmëve të gishtërinjve në një qese të braktisur gjatë arratisjes pas një grabitjeve në Villanova.

Shqiptari i arrestuar u prangos pranë stadiumit duke u përpjekur për të hipur në një autobus për t'u larguar. Ai gjithashtu kallëzoi edhe bashkëpunëtorët. /l.k./

Marrë nga www.ilrestodelcarlino.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: