Arrestohet avokati dhe psikologia "seksere", kërkonin lekë dhe favore seksuale (emrat)

Arrestohet avokati dhe psikologia "seksere", kërkonin lekë dhe favore seksuale (emrat)
Pas denoncimit të emisionit “Stop” autoritetet kanë arrestuar avokatin si dhe psikologen të cilët kërkonin lekë dhe favore seksuale në këmbim të shërbimeve të avokatisë.

Një nënë rrefeu dje se u përball me kërkesën e gjyqtarit për raport seksual dhe shuma parash, vetëm për të siguruar kujdestarinë e fëmijës së saj.

Në kamerën e fshehtë përfshihen disa gjyqtarë dhe psikologia Elona Meçani, që bën edhe rolin e sekseres. Gruaja, denoncuese tregoi dje për kamerat  të gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj.

Drejtoria Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Tiranë kryen ekzekutimet  e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë Nr.5, datë 09.01.2019 e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:

- Roland Hysi, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier;

- Elona Meçani, 28 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë psikologe, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg"  për veprat penale  “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve  prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtesisë" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ata ndodhen të ndaluar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë./f.ç/Albanian Free Press Online/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: