Arrestohet 19-vjeçari, udhëtonte në tren me armë dhe thikë

Arrestohet 19-vjeçari, udhëtonte në tren me armë dhe thikë
Një i ri 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia hekurudhore pasi ju gjet një armë zjarri dhe sende të forta.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, i cili udhëtonte në trenin nga Arezzo për në Firenze, u pikas nga një polic pasi vuri re një objekt të ngjashëm me një pistoletë gjysmë automatike. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes por për arsye hetimore u raportua sot në mbrëmje.

Polici menjëherë njoftoi përforcime dhe menjëherë pasi treni ndaloi në stacionin Santa Maria Novella në Firence, karabinierët kontrolluan 19-vjeçarin duke i gjetur të fshehura në trup një pistoletë, thikë 18 cm të gjatë dhe shkop hekuri 54 centimetër. /l.k./

Marrë nga www.quinewsfirenze.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: