Aksidenti në rrugë fushore, makina del nga rruga, një person humb jetën dy të tjerë në gjendje të rëndë

Aksidenti në rrugë fushore, makina del nga rruga, një person humb jetën dy të tjerë në gjendje të rëndë
Një persona ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident që ndodhi sot në Lushnjë.

Viktima është identifikuar si si Mirela S. banuese në Berat, ndërsa ende nuk dihen identitetet e të plagosurve. Mësohet se makina përfundoi në tokat bujqësore në Bypassi-n Plug-Savër.

Dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore pasi mjeti ku udhëtonin doli nga rruga.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë moti i keq. /l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: