Aksident në Tepelenë, makina bie në humnerë, shoferin e nxjerrin policët

Aksident në Tepelenë, makina bie në humnerë, shoferin e nxjerrin policët
Një aksident me pasojë në të plagosur, ka ndodhur sot në aksin rrugor që lidh Tepelenën me fshatin Dukaj, pranë ish SMT-së.

Policia sqaron se i aksidentuari u identifikua si Bujar Brahaj. Ai është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore dhe gjendja e tij shëndetësore nuk përbën rrezik për jetën.

Makina me të cilën ai udhëtonte kishte dalë nga rruga. Nxjerrjen e trupit të tij nga automjeti e kanë bërë efektivët e policisë bashkiake. /l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: