Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje dy këmbësorë

Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje dy këmbësorë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës ku për pasojë dy këmbësorë kanë gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes nga një makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, në rrugën e ish-Kënetës.

Policia ka ndaluar menjëherë drejtuesin e makinë Benz, me të cilën u përplasën dy këmbësoret.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: