Zbulohet dokumenti i vjetër, ministrja Nikolla me mesatare 6

Zbulohet dokumenti i vjetër, ministrja Nikolla me mesatare 6
Teksa kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si ngelës, studentët që kërkojnë heqjen e tarifave për lëndët e mbartura përmes protestës një detaj i ri ka dal “në dritë” për ministren Nikolla.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, 32 vite më parë, duket se nuk ka qenë një studente ekselente.

Shijak Tv ka zbuluar një dokument sipas të cilës, Lindita Llesh Gjergji ka pasur një mesatare 5.9 në degët e specialitetit tek Shkencat e Natyrës, ndërsa mesatarja e përgjithshme e saj ishte 6.8 dhe në degët shoqërore 7.2.

Në dokument thuhet se studentja Gjergji ka rezultate të larta në stërvitjet ushtarake. Dekani në atë kohë ishte ish-Presidenti socialist, Rexhep Meidani.

Në dhjetor të vitit 1986, Gjergji ndërpreu studimet duke shpresuar të kalonte në një tjetër degë më komode për të.

[caption id="attachment_123337" align="aligncenter" width="756"] new doc 2018-02-20 12.36.30[/caption]

Shpërndajeni me miqtë tuaj: