Vrasjet e shqiptarëve, Drejtoria e Përgjithshme greke: Të gjitha ngjarjet janë zbardhur

Vrasjet e shqiptarëve, Drejtoria e Përgjithshme greke: Të gjitha ngjarjet janë zbardhur
Autoritetet greke kanë  deklaruar se kanë hetuar të gjitha rastet e vrasjeve të shtetasve shqiptarë në territorin grek kohët e fundit.

Në një deklaratë për media, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë greke thotë se të gjitha ngjarjet janë zbardhur, por pa u ndalur konkretisht tek secila prej tyre.

“Në lidhje me vrasjet e fundit të shtetasve shqiptare ne Greqi, bëjmë me dije se:Për të gjitha rastet, policia greke ka nisur hetimet paraprake dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme procedurale në bashkëpunim me prokurorinë, me qëllim zbardhjen e rasteve, krijimin e akuzave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sqarojmë se të gjitha ngjarjet janë zbardhur”, deklaron policia greke.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: