Vrasja e 18-vjeçarit shqiptar në Greqi, autori rrëfehet në polici

Vrasja e 18-vjeçarit shqiptar në Greqi, autori rrëfehet në polici
U arrestua vrasësi i shqiptarit, ngjarje që ndodhi dje në Kavala të Greqisë. Ai është një bashkëmoshatar dhe shok i viktimës dhe ka pohuar se është shqiptar.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se autori i dyshuar ka pranuar dhe pohuar krimin. Sipas rrëfimit të tij, mësohet se vrasja ka ndodhur gabimisht.

I riu 18-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në orët e vona të ditës së martë në Kavalla të Greqisë. Nga ekspertiza mësohet se ai ka marrë një plagë vdekjeprurëse në kraharor.

Bëhet e ditur se 18-vjeçari shqiptar quhet Marios Isa nga Leskoviku.

Dyshimet e para janë për një sherr për çështje trafiku, por policia nuk ka dale ende me një përfundim zyrtar.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, shqiptari mbante në dorë një kartëmonedhë 50 euro. I riu shqiptar është qëlluar me dy plumba, ndërkohë që është gjetur i mbuluar me gjak në afërsi të banesës së tij në lagjen prapa Tregut Komunal të qytetit.

Prindërit janë marrë në pyetje, ndërsa 18-vjeçari jetonte prej vitesh në Greqi, aty ku kishte mbaruar edhe shkollën.

Mësohet se varrimi i shqiptarit, do të bëhet të premten në Kavala.

/l.k./

Marrë nga newsit.gr

Shpërndajeni me miqtë tuaj: