
vijon atë të zgjedhjeve brenda saj, në kuadrin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019, të cilat janë dekretuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta më datë 30 qershor.
Kështu, votimet për selinë e PD-së së Beratit kanë rikonfirmuar për një mandat të dytë, kryetarin aktual, Gazmend Azizi, i cili fitoi garën vendore brenda kampit ndaj Shkëlqim Hysit; 172 vota kundrejt 108 votave.
Ndërsa në degën e Elbasanit, u zgjodh Eugen Isai me 378 vota, ku përballë tij garonte Zamir Muzhaqi, i cili mori vetëm 80 vota.
Në Kukës u rikonfirmua si kryetar Arif Rexhmati, i cili arriti të merrte 118 vota, duke mposhtur sekretarin organizativ të degës Fasli Germizi, i cili siguroi vetëm 16 vota.
Siç edhe tregon rezultati i fundit i krerëve të rinj për Partinë Demokratike, garat e brendshme brenda partive kryesore në vendin tonë, të djathta dhe të majta, i shoqëron shpesh i njëjti fenomen: fituesi merr mbi 80 ose 90 për qind të votave. Ndërkaq, partia më e madhe opozitare e ka përfunduar këtë proces edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, veprim ky të cilin po e përdor si model për t’u transformuar në kohë para zgjedhjeve lokale. Por kjo edhe si një përpjekje e saj për rifreskim të saj para sfidave të ardhshme politike.
Një e tillë duket se është edhe mbështetja që ajo po u jep protestuesve të zonës së “Astirit”, të cilët preken nga projekti i Unazës së Re. Kështu, vetë kryedemokrati Lulzim Basha, ka qenë mes tyre dje në ditën e 29-të të protestës, ndërsa banorët kanë bllokuar sërish rrugën dhe kanë hedhur parulla anti-qeveritare.