Veliaj mbush 39-vjeç, arsyeja përse është ky përvjetori më i veçantë i ditëlindjes së tij

Veliaj mbush 39-vjeç, arsyeja përse është ky përvjetori më i veçantë i ditëlindjes së tij
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj feston sot 39-vjetorin e lindjes.

Me një foto të veçantë familjare ai falënderoi miqtë për urimet.

“Shumë faleminderit të gjithëve për urimet, jeni një bekim i vërtetë. E çmojmë përditë mbështetjen tuaj e ju duam pafund - Eri, Ajo & Kai,”- ishte mesazhi i kryebashkiakut në Instagram.

Veliaj publikoi një foto me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe djalin e porsaardhur ne jetë, të cilin e ka pagëzuar me emrin: Kajan.

Djali i kryebashkiakut, i cili është edhe fëmija e parë, erdhi në jetë vetëm dy muaj më parë, ndaj edhe ky përvjetor është konsideruar disi më i veçantë nga kreu i Bashkisë së Tiranës.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: