U nxorr në ankand për 1.5 mln dollarë, "Letra e Zotit" nga Ajnshtajn "thyen rekord"

U nxorr në ankand për 1.5 mln dollarë, "Letra e Zotit" nga Ajnshtajn "thyen rekord"
Një letër e shkruar me dorë nga Albert Ajnshtajn në të cilën ai flet në lidhje me konceptin e fesë ka thyer parashikimet dhe është shitur për gati 2.9 milion dollarë.

"Letra e Zotit" u shkrua në vitin 1954, kur shkencëtari ishte 74 vjeç. Ai shkroi një faqe e gjysmë letër ku i përgjigjej filozofit gjerman Eric Gutking. Ajo shihej si një deklaratë kyce në debatin mes shkencës dhe fesë.

"Kjo letër e mrekullueshme, private u shkrua një vit përpara vdekjes së Ajnshtajnit dhe mbetet shkrimi më i artikuluar i pikëpamjeve të tij fetare e filozofike”, tha një deklaratë e ankandit Christie's.

Pritej të shitej për 1.5 milionë dollarë në ankandin e mbajtur në Nju Jork, por arriti thuajse dyfshin e cmimit.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: