Trio glamour e festivalit

Trio glamour e festivalit
Secili prej tyre një stil më vete.

E kjo e bëri natën e parë të “Këngës magjike” edhe më të larmishme.

Sipas natyrave të ndryshme që kanë, ishin konceptuar edhe veshjet.

Ardit Gjebrea spikati me xhaketat më të hareshme se zakonisht, në stil me një përvjetor si ky i 20-ti.

Bora Zemani ruajti stilin “princëror” që shpesh kanë prezantueset e festivaleve ndërsa Klaudia Pepa theu tabutë duke qenë më seksi se kurrë, por me “shihet nuk shihet” kujdesshëm që të mos dallonim më shumë seç duhet.

Edhe ky është klas.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: