TRAJNERËT/ Inzagin rrezikon ta shkarkojë sot i vëllai, edhe Gatuso pranë “gijotinës”

TRAJNERËT/ Inzagin rrezikon ta shkarkojë sot i vëllai, edhe Gatuso pranë “gijotinës”
Fati i Panucci-t te Roma mund të përcaktohet në të njëjtën ditë me atë të një tjetër kandidati për stolin kuqezi.

Ishte Pippo Inzaghi, trajneri në atë kohë i Venezia, shumë pranë Kombëtares sonë kur iku Gianni de Biasi.

Por ai pati kërkesa të papërballueshme për buxhetin e FSHF-së.

Bolonja, skuadra e ish-sulmuesit, i cili shkëlqeu si futbollist me Juven dhe Milan, në rast se humb sot me Lazio, rrezikon të mbetet pa trajner.

Pippo Inzaghi teksa rrezikon seriozisht shkarkimin, ai pret sot ndoshta edhe pak “mëshirë” nga skuadra që drejtohet prej vëllait të tij që drejton lacialët, Simone Inzaghi.

Një tjetër trajner pranë gijotinës është edhe trajneri i Milan, Genarro Gattuso që duhet të fitojë në Frosinone.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: