Tërhiqet ministrja Nikolla, por a mjafton kjo kur nuk është respektuar as raporti britanik për universitetet?

Tërhiqet ministrja Nikolla, por a mjafton kjo kur nuk është respektuar as raporti britanik për universitetet?
Ministria e Arsimit sapo shfuqizoi vendimin dhe hoqi tarifën për provimet e mbartura, që shkundte edhe më shumë xhepat e studentëve por vendimi erdhi me vonesë, madje tarifa nuk duhej vendosur fare, dhe duket se as kjo përpjekje e Ministrisë nuk mjafton, pasi protestat do të vazhdojnë.

Studentët nga fakultetet kryesore të Universitetit të Tiranës vazhduan protestat masive edhe sot para Ministrisë së Arsimit, kundër tarifave, sidomos ndaj një tarife  absurde shtesë që u ishte vendosur për lëndët e mbartura. Ministria ia kaloi përgjegjësinë drejtuesve të universiteteve dhe fakultete publike për vendosjen e kësaj tarife, apo edhe të tjerave, megjithëse duket se ajo ra “viktimë” e atij propozimi absurd, që çoi në pakënaqësinë e pjesës dërrmuese të studentëve në auditoret Publike.

Kur hartoi pesë vjet më parë Reformën e Arsimit të Lartë, në emër të “autonomisë” qeveria nuk mori parasysh dhe nuk u kërkoi llogari drejtuesve të universiteteve, të fakultete dhe të departamenteve për t’i trajtuar studentët si të barabartë, ashtu siç e thotë ligji që ajo formuloi vetë. Madje më tej u aplikuan tarifa favorizuese për pedagogët dhe penalizuese për studentët.

“Arsimi i Lartë duhet të bazohet mbi parimin e MUNDËSIVE TË BARABARTA. Shteti e ka detyrim ligjor të ndihmojë për shkollim studentët që plotësojnë kriteret, por e kanë të pamundur financimin e studimeve të tyre”, thuhet ndër të tjera në draftin e Reformës së Arsimit të Lartë që nisi të zbatohej pesë vjet më parë.

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) (një vit më parë) publikoi raportin e hartuar nga Agjencia Britanike AAQ (Agjencia e sigurimit të cilësisë) për akreditimin e universiteteve shtetërore dhe private shqiptare,  e ngarkuar nga qeveria pas implementimit të Reformës së Arsimit të Lartë dhe

Raporti jepte edhe disa detyra urgjente për Universitetet Publike, që duhet të zbatoheshin deri në muajin Gusht 2018. Raporti thoshte se nuk ka një standart për vlerësimin e studentëve, përveç shkeljeve të shumta që ishin konstatuar. Pas detyrave që la AAQ, nga ministria nuk pati asnjë kontroll, asnjë kërkesë dhe asnjë veprim, nëse ishte zbatuar sadopak raporti që u vinte në ndihmë studentëve për të pasur një shërbim më cilësor apo jo.

Studentët kanë paralajmëruar për nesër bojkotimin total të mësimit nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Studentët i janë drejtuar ministres së Arsimit me katër kërkesa:

  1. Shfuqizimin e pikës 4 të VKM-së numër 288 që detyron studentët të paguajnë për kreditet.
  2. Bordi i Arsimit të Lartë të ketë numër të barabartë votash si Ministria e Arsimit.
  3. Përmirësim të kushteve në konvikte.
  4. Përgjysmimin e tarifës së studimeve.

Ministrja Lindita Nikolla ka mbledhur sërish sot rektorët dhe dekanët e universiteteve për të hequr tarifat shtesë dhe si vendim i parë është hequr tarifa për provimet e mbetura.

Shumica e studentëve vijnë nga familje me të ardhura ta pakta. Ata thanë se nuk kanë të drejtë të ankohen, as kur ngelen padrejtësisht, as kur zhvaten padrejtësisht, dhe as kur hidhen në rrugë padrejtësisht.  Por kanë të drejtë të protestojë për të drejtat e tyre, aspak politike.

Protesta e tyre vjen në një kohë kur ashtu si çdo vit, pavarësisht rolit jo shumë të fortë kontrollues të saj: Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar, gjatë auditeve të kryera në periudhën 9-mujore janar-shtator 2018 parregullsi dhe shkelje financiare nga administrata publike me dëm më shumë se 120 miliardë lekë për arkën e shtetit, ose e e barabartë me afërsisht 957.3 milionë euro. Dëmi lidhet me parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, çka përbën një arenë alarmi për të gjithë shoqërinë, jo vetëm për të gjendjen e mjerueshme në arsim dhe protestat e drejta e të vonuara të studentëve dhe të rinjve të shumtë të braktisur edhe pa të drejtat më minimnale që u garanton ligji, në Shqipëri.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: