Tentoi të korruptoi policin rrugor, arrestohet shoferi

Tentoi të korruptoi policin rrugor, arrestohet shoferi
Konstatohet një tjetër rast kur drejtuesi i mjetit tenton të korruptojë policinë.

Policia Rrugore e Tiranës deklaron se gjatë përmbushjes së detyrimeve ligjore për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe verifikimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë burim i shtuar për ngjarjet rrugore, ka konstatuar një rast mitëmarrjes në tre ditët e fundit dhe të 22-të për këtë vit.

Më datë 04.12.2018 në rrugën “Sadik Petrela” është ndaluar automjeti me targë AA190TA, për shkelje të rregullave të qarkullimit. Gjatë kontrollit policor drejtuesi i mjetit me iniciale Sh.Sh., 56 vjeç, me qëllim shmangien e penalizmit për shkeljen e konstatuar i ka ofruar një shumë monetare agjentit verifikues dhe është arrestuar në kushtet e flagrancës për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

/l.k./