TË ARDHURAT/ Klubet shqiptare, “de-facto” të falimentuara!

TË ARDHURAT/ Klubet shqiptare, “de-facto” të falimentuara!
Klubet shqiptare përfitojnë të ardhura nga UEFA vetëm nga pjesëmarrjet në Kupat e Europës, ku edhe ngecin që turet e para kualifikuese.

UEFA jep mesatarisht 200 mijë euro për një tur, ndërkohë që buxheti mesatar i klubeve për të arritur këtë objektiv shkon në 1 milion euro, që do të thotë se përveç Skënderbeut, me arritjen dy herë në fazën e grupeve të Europa League, çdo sezon tjetër ka rezultuar i dështuar për klubet shqiptare.

Mirëpo edhe suksesi i Skënderbeut mori një rrjedhë tjetër negative, pasi klubi korçar është gjobitur me 1 milion euro nga UEFA dhe është pezulluar 10 vjet nga Kupat e Europës.

Të ardhurat që vijnë nga e drejta televizive dhe e biletave të shitura, thuajse nuk u siguron asgjë për të përballuar shpenzimet e një sezoni klubeve shqiptare.

Të ardhurat që sigurohen nga shitja e talenteve, mbeten gjithashtu të papërfillshme.

Në këto kushte, klubet e futbollit shqiptar mbahen në këmbë nga investitorët privatë, të cilët investojnë derisa vjen një ditë dhe ata largohen, me pretendimin se kanë humbur miliona.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: