Tarifat, Rama iu përgjigjet studentëve protestues

Tarifat, Rama iu përgjigjet studentëve protestues
Në një tjetër përgjigje për studentët që protestuan sot Kryeministri Edi Rama, thotë se tarifat e tyre nuk i përcakton Ministria por universiteti.

Në një reagim në rrjetin social Rama shkruan: Thjesht e vërteta:

1.Tarifat s'i përcakton ministria po universiteti

  1. Asnjë tarifë s'është rritur nga 2014
  2. VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet
  3. Efekti i VKM nis vitin tjetër
  4. Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM".

Studentë të Universiteteve të Tiranës protestuan para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar të mos tarifohen për kreditet e lëndëve të mbartura.

Ata i kërkuan ministres Nikolla të përgjysmojë tarifat studimore, por edhe të përmirësojë kushtet në konvikte.

/l.k./

Foto Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: