STUDIMI/ Femrat janë më të rrezikuara se meshkujt për t'u prekur nga astma

STUDIMI/ Femrat janë më të rrezikuara se meshkujt për t'u prekur nga astma
Një ekip studiuesish besojnë se testosteroni mund të jetë arsyeja se përse femrat janë shumë më të prirura  të zhvillojnë astmën pas pubertetit sesa meshkujt.

Në këtë studim të ri të kryer me minj, shkencëtarët kanë zbuluar se hormoni mashkullor i testosteronit  ndalon zhvillimin e qelizave të imunitetit që shkaktojnë astmën alergjike.

Kjo lloj astme është kur alergjia e një personi ndaj diçkaje, siç është poleni apo ushqimi, shkakton simptoma të astmës.

Cyril Seillet, autorja e këtij studimi është shprehur: “Përderisa djemtë janë më të prirë sesa vajzat të zhvillojnë astmën, kjo gjë ndryshon pas pubertet, ku pastaj femrat janë më të prira të zhvillojnë disa lloje të astmës sesa meshkujt”.

Ky studim është publikuar edhe në Journal of Experimental Medicine.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: