Studentët tallen me investimin për konviktet, PD: Është mashtrim i Ramës, do të rikonstruktohen vetëm 5 godina

Studentët tallen me investimin për konviktet, PD: Është mashtrim i Ramës, do të rikonstruktohen vetëm 5 godina
Studentët në protestën e sotme përpara Ministrisë së arsimit nuk kanë ngurruar të ironizojnë edhe “investimet në infrastrukturë” që ka promovuar një ditë më parë Kryeministri Edi Rama, duke treguar përmirësimin e situatës në konvikte.

Këto vajza mbajnë në dorë një pankartë ku shkruhet; “Mbrëmë fjeta në konviktet 3D të inxhinierisë”.

Sipas studentëve, investimet e promovuara në video, nuk ekzistojnë në realitet.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe deputeti i Partisë demokratike, Luçiano Boçi. Ai thotë se investimi i promovuar nga Kryeministri Rama në të vërtetë është një grant i qeverisë gjermane, projekt i nisur që në vitin 2006.

Si[pas Boçit, nuk bëhet fjalë për një rikonstruksion të përgjithshëm të Qytetit Studenti, por vetëm për pesë godina.

“Numri i godinave që parashikohet të rikonstruktohen janë gjithë e gjithë 5 dhe aspak të gjitha të qytetit Studenti. Godinat 3, 14, 16, 17 dhe 18. Qeveria shqiptare kontribuon vetëm me shumën simbolike 1.3 milionë euro. Kaq. Ku i gjeti ky 18.8 milionët?!” /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: