Studentët edhe nesër në protestë, ja axhenda

Studentët edhe nesër në protestë, ja axhenda
Studentët nisën sot protestën e cila edhe pse një nga kërkesat u realizua do të vijojë deri në plotësimin edhe të kërkesave të tjera.

Studentët kanë publikuar edhe axhendën e ditës së nesërme, ku kanë treguar pikat ku do protestojnë ditën e nesërme.

Kërkesat e studentëve ishin:

  1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
  2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
  3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
  4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.

Nga këto,  pika 4 e Vendimit të Këshillit të Ministrave, e cila parashikonte pagesë shtesë për provimet e mbartura është shfuqizuar zyrtarisht.

/l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: