Speca të mbushur me fasule

Speca të mbushur me fasule
250 g fasule

qepë, hudhër

4 speca, kripë

pak majdanoz.

Zhyteni fasulen në ujë dhe lëreni disa orë të qëndrojë dhe ziejini derisa të zbuten kokrrat. Në vaj skuqni qepën e grirë imët, shtoni specin e kuq, kripën, piperin dhe fasulen e kulluar. Specat e larë dhe të pastruar mbushni me fasule. Renditini në një tenxhere të thellë, hidhuni ujë dhe lërini ngadalë të vlojnë. Kur të zihen, piqni në furrë. Në fund, hidhini sipër yndyrën e nxehur me pak spec të bluar, me hudhër të grirë imët dhe me majdanoz.