Shqipëria merr kryesimin e OSBE për vitin 2020, Soreca: Rol i rëndësishëm!

Shqipëria merr kryesimin e OSBE për vitin 2020, Soreca: Rol i rëndësishëm!
Kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, OSBE-së për vitin 2020 do ta ketë Shqipëria.

Dritën jeshile për këtë sfidë, vendi ynë e ka marrë ditën e djeshme, pas disa vitesh që kandidon për të marrë këtë kryesim.

Kështu, nga data 1 janar e vitit 2019, vendi ynë bëhet pjesë e Trojkës.

Lajmi bëhet i ditur në faqen e Twitter-it të Italisë, kryesuesja e radhës e Organizatës OSBE.

Vendimi në fjalë është përshën-detur edhe nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

“Ambasada e BE-së në Shqipëri mirëpret vendimin për miratimin e kandidaturës së Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së. Presim me padurim t’i japim mbë-shtetjen tonë Shqipërisë edhe për këtë rol të rëndësishëm”, shkruan ambasadori i BE-së lidhur me një fakt të tillë.

Kujtojmë se Shqipëria ka qenë një nga kandidaturat më potencialet më të mëdha për të marrë kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: