Shqipëria e Greqia votuan Griezmann, Kosova, Serbia e Mali i Zi: Modric

Shqipëria e Greqia votuan Griezmann, Kosova, Serbia e Mali i Zi: Modric
Brazili, Gjermania, Belgjika dhe Argjentina injorojnë lojtarët e tyre

Luca Modric u votua si më i miri i vitit nga 79 gazetarë anembanë botës, duke grumbulluar 753 pikë. Për Shqipërinë votoi gazetari Besnik Dizdari, i cili preferoi francezin Antoine Griezmann si të parin, Modriç të dytin, Ronaldo të tretin, Mesi e Salah në vend të pestë.

Por Luka Modriç ishte i preferuari i Bajram Shala, përfaqësues i Kosovës, i cili në votim renditi të dytin Kylian Mbappe dhe të tretin Cristiano Ronaldo.

Interesant është fakti që Lionel Messi nuk është pëlqyer si i pari edhe nga gazetari argjentinas.

Modric fitoi Topin e Artë për vitin 2018, duke ndalur hegjemoninë e dyshes Messi-Ronaldo, që zgjaste prej 2008-ës.

Serbia ka votuar Modric, ashtu sikurse edhe Kosova e Mali i Zi. Greqia dhe Italia kanë zgjedhur Griezman, ashtu si edhe përfaqësuesi i Shqipërisë në votim.

Bosnje Hercegovina zgjodhi Messi e më pas Modric. Rumania e Malta po ashtu Modriç, Sllovenia ka zgjedhur Ronaldon, kurse Turqia Mbappe.

Brazili ka zgjedhur Modric dhe asnjë brazilian, sikurse surpriza ka qenë Argjentina që ka preferuar po ashtu kroatin, duke e votuar në vend të tretë Messi-n.

Gjermania zgjodhi Griezman, por po ashtu asnjë lojtar të saj.

Portugalia ka votuar padyshim Ronaldon, ndërsa Franca yllin e saj, Mbappe.

Anglia ka zgjedhur Modric dhe asnjë lojtar të saj sikurse Belgjika votoi Mbappe, duke injoruar lojtarët e saj, që nuk patën vend as për në listën e pesë më të mirë, ndonëse kjo kombëtare bëri një performancë të shkëlqyer në botëror.

Luka Modric u shpall fitues i Topit të Artë 2018, duke marrë më shumë pikë nga 176 gazetarë të përzgjedhur nga po kaq shtete nga e gjithë bota.

Secili gazetar kishte të drejtë të zgjidhte 5 lojtarët më të mirë, duke vlerësuar të parin me pesë pikë deri te i pesti me 1 pikë.

Lista e Topit të Artë 2018:

1 Luka Modric (Kroacia, Real Madrid), 753 pikë

2 Cristiano Ronaldo (Portugali, Real Madrid e Juve) 478

3 Antoine Griezmann (Francë, Atletico Madrid) 414

4 Kylian Mbappé (Francë, PSG), 347

5 Lionel Messi (Argjentina, Barcelona), 280

6 Mohamed Salah (Egjipt, Liverpool), 188

7 Raphael Varane (Francë, Real Madrid),

8 Eden Hazard (Belgium, Chelsea), 119

9 Kevin De Bruyne (Belgjikë, Manchester C), 29

10 Harry Keane (Angli, Totenhem), 25

Shpërndajeni me miqtë tuaj: